Babai nga Skenderaj e denoncon në polici vajzën e mitur, shkoi për tu martuar, rasti po hetohet si dhunim

Një person nga Skenderaji ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se kishte shkuar për tu martuar, transmeton DrenicaOnline.com.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin, kanë marrë viktimën, e kanë dërguar për ekzaminime mjekësore dhe pastaj e kanë kthyer tek familja e saj.

I dyshuari, pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u trajtuar si dhunim./DrenicaOnline.com/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë