Aksident në Skenderaj, dy të rinj dërgohen në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Llaushë të komunës së Skenderajt, ku si pasojë dy persona janë lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur si si pasojë e pakujdesisë së shoferit të njërës veturë, i cili ka tentuar të kyçet në rrugën rajonale pa u siguruar se nuk ka rrezik për pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy të rinj të moshës 18-vjeçare të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për tretman mjekësor.