Aksident i rëndë trafiku në Korroticë të Eperme, bllokohet trafiku Prishtinë-Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Korreticë e Epërme të Drenasit, transmeton DrenicaOnline.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku përveç dëmeve materiale nuk është njoftuar për viktima.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin i cili ka shkaktuar kolonë të gjatë.

DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë