Ky është i riu që u kap me drogë mbrëmë në Malishevë

Pak më parë u raportua për një person i cili mbrëmë pas mesnate ka përfunduar në prangat e Policisë në Kijevë të Malishevës, pasi u kap me drogë pas një kontrolli.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili u shoqërua në stacion policor, pasi Policia i gjeti drogë, është M. Hoti, 26-vjeçar.
Sinjali mëson se i gjithë rasti ndodhi pasi njësitet policore e ndaluan veturën e Hotit për kontroll, ku më pas edhe iu lindën dyshimet se i njëjti mund të ketë me vete substanca të dyshuara narkotike.
Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur, në çantën e tij dy cigare të mbështjella me cigare dhe marihuanë, një grinder dhe letra të bardha që përdoren për mbështjelljen e cigareve me marihuanë.
Hoti gjatë intervistimit para hetuesve ka pranuar se është përdorues i substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit, ndaj 26-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.