Vajza nga Drenasi, Antigona Leku zë vendin e dytë në festivalin e muzikës, deri tani ka marrë tre trofe

Vajza nga Drenasi, Antigona Leku ka marrë çmimin e dytë në festivalin ‘Diamond Fest’ që është mbajtur në Ferizaj.

Ajo po tregohet tejet e sukseshme në fushën e muzikës ku deri tani ka fituar tre trofe, shkruan DrenicaOnline.com

Interpretimi i këngës premierë të Antigones ishte briland ku teksti, orkestrimi dhe muzika u punuan nga Korab Shaqiri.

Babai i saj Sami Leku është krenar me suksesin e së bijës.

“Sukseset e tua me bejnë krenar vajza ime çdo herë do të jam mirnjohës dhe krenar me ty dhe do të perkrahi në çdo hap të karrjeres”, ka shkruar Samiu në Facebook./DrenicaOnline.com/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë