Nis largimi i deponive ilegale në Komunën e Drenasit

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka filluar implementimin e projektit për largimin e deponive ilegale në Komunën e Drenasit.

Realizimi i këtij projekti ka filluar me largimin e deponisë ilegale në lagjen e Feronikelit, duke vazhduar në largimin e deponisë së fshatit Çikatovë të Vjetër.

Këto aktivitete do të vazhdojnë me intensitet të shtuar në hapësirat publike, duke përfshirë gjithë territorin e Drenasit.

Problemi ka mbetur në disa pika ku qytetarët vazhdojnë të krijojnë deponi ilegale edhe pse ato pika pastrohen vazhdimisht nga DSHPE.

Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Gjoshi – Krapi, ka zhvilluar takime me përfaqësues të Inspektoratit dhe Stacionit Policor në Drenas nga ku janë koordinuar rreth implementimit për zbatimin e Udhëzimit Administrativ për gjoba mandatore me qëllim të ruajtjes së ambientit në ato zona ku tanimë është bërë largimi i deponive.

Kujdesi ndaj mjedisit që na rrethon është mbrojtja e shëndetit dhe vendit ku jetojmë.

Më poshtë nëpërmjet fotografive është paraqitur gjendja para dhe pas ndërhyrjes, duke larguar kështu deponitë ilegale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë