Kryetari Lladrovci pret në takim Drejtorin e Ansamblit Shtetëror Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shkodran Tolaj

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Laureta Thaqi, kanë pritur në takim Shkodran Tolaj, Drejtor i Ansamblit Shtetëror Shqiptar të këngëve dhe vallëve në Maqedoninë e Veriut dhe koreografin Robert Nuha.
Kjo vizitë u bë për t’i hapur rrugë bashkëpunimeve kulturore me komunën në të ardhmen dhe për nder të ditëlindjes së heroit, Fehmi Lladrovci.
Me këtë rast, kryetari Lladrovci i falënderoi për vizitën, duke theksuar se bashkëpunimi në sferën e kulturës nga ana e komunës nuk do të mungoj. Në shenjë falënderimi, kryetari Lladrovci i dhuroi varëse të punuar nga Qendra për Promomovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.
Edhe Drejtori Tolaj falënderoi kryetarin Lladrovci për pritjen dhe në shënjë respekti i dhuroi simbolin e ansamblit, plisin për heroin, Fehmiun, dhe shaminë per heroinën, Xheven!