Driton Ajazi: Rënia e Rasim Kiçinës e Ragip Halilajt i dha vulën përfundimtare lirisë

Lideri i “Demokratëve për Drenasin”, Driton Ajazi së bashku me stafin e tij kanë bërë homazhe në nderim të 23 vjetorit të rënies së dy kolosëve të lirisë, dy figurave emblemë të UÇK-së, heronjëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, transmeton DrenicaOnline.

“Rënia e tyre  si duket i dha vulën përfundimtare lirisë së shumëpritur, ku vetëm pas 10 ditësh nga rënia e tyre filloj ti shtrijë rrezet liria, rreze të cilat na mbajnë ngrohët edhe sot, pikërishtë nga gjaku i njomë i Rasimit, Ragipit e shumë dëshmorëve tjerë të lirisë”, ka shkruar Ajazi në profilin e tij në Facebook.

Prandaj, ai thotë ne sot përkulemi me nderimin më të lartë para veprës së tyre!🙏

Lavdi e përjetshme!🇦🇱🇽🇰

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë