Lladrovci: Mirë se vjen në PDK asambliste, vizionin tuaj për “Drenasin e gjelbër” do ta mbështesim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i ka uruar mirëseardhje në PDK, asamblistes Valentina Leku Gashi.
Lladrovci thotë se vizionin e saj për “Drenasin e gjelbër”, Valentina do ta vazhdojë brenda Grupit të Asamblistëve të PDK-së, duke marrë përkrahjen e tyre, për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, angazhimin për promovimin e vlerave të ambientit dhe çështjeve mjedisore, transmeton DrenicaOnline.
Njoftimi i Lladrovcit:
Mirë se vjen asambliste Valentina Leku Gashi në PDK!
Nga sot, PDK-ja në Asamblenë komunale të Drenasit ka edhe një asambliste më shumë, një pedagoge e familjes Leku në Baicë dhe Gashi në Llapushnik, të dëshmuar për atdhedashuri dhe përkushtim në punë.
Asamblistja Valentina Leku Gashi, vizionin e saj për “Drenasin e gjelbër” do ta vazhdojë brenda Grupit të Asamblistëve të PDK-së, duke marrë përkrahjen tonë, për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit, angazhimin për promovimin e vlerave të ambientit dhe çështjeve mjedisore.
E falënderoj znj. Valentina për vendimin e saj, duke ritheksuar se vlerat e komunës tonë, performancën e shkëlqyer me transparencë dhe llogaridhënie do ta vazhdojmë së bashku, për mirëqenien e qytetarëve tanë, zbatimin e ligjit, gjasat dhe mundësitë e barabarta.
Vlera e zërit të gruas në komunën tonë dhe në Drenicë në përgjithësi, është e madhe, andaj, vazhdojmë me qeverisjen e mirë dhe zbatimin e barazisë gjinore. Bashkë për Drenasin!