Shpallet vend i lirë i punës në Drenas

Republika e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës nr. 03/L-149 dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendeve të punës

  1.  Titulli i vendit të punës: Asistent administrativ në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Drenas

 Agjencia e Regjistrimit Civil – Drejtorati për Regjistrimin e Automjeteve

Marrëdhënia e punës: Në bazë të Ligjit mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Akteve tjera Normative të cilat rregullojnë punësimin në SHCRK

Koeficienti: 6

Numri i referencës së vendeve të punës: QRA-3/2017

Përgjegjësi mbikëqyrëse: Jo

Raporton tek: Udhëheqësi i Qendres për Regjistrimin e Automjeteve

Orari i punës: I plotë

Qëllimi i punës dhe rezultatet: Ofrimi i shërbimeve sa me efikase ndaj qytetarëve në lidhje me procedurat e regjistrimit të automjeteve dhe pajisjen e tyre me targa për automjete.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ndihmon stafin profesional dhe drejtues për zbatimin e objektivave në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në realizmin e shërbimeve ndaj qytetarëve në fushën e regjistrimit të automjeteve;
  2. Bënë vlerësimin e dokumenteve dhe plotësimin e formularëve elektronikë dhe kompleton dokumentacionin përkatës për regjistrimin e Automjeteve dhe verifikimin e saktësisë së të dhënave të regjistruara;
  3. Bashkëpunon ngushtë dhe merr udhëzime nga udhëheqësi i Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve për zbatimin e procedurave ligjore;
  4. Konsultohet dhe u jep udhëzime palëve në lidhje me procedurat e regjistrimit të automjeteve;
  5. Kujdeset për klasifikimin, ruajtjen e të dhënave të regjistrimit të automjeteve dhe përgatitjen e raporteve;
  6. Kryen detyra të tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga Udhëheqësi.

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara (kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës):

  • Të ketë arsimin e mesëm dhe së paku tre (3) vjet përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi në komunikim, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, për të udhëzuar dhe për të përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi të koordinimit dhe të mbikëqyrjes së punëve të personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi në përdorimin e programeve kompjuterike: Word,

 KLIKO KETU PER ME SHUME INFO:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë