Vritet një person dhe një tjetër mbetet i plagosur, dalin pamjet nga vendi i krimit [Video]
Më herët u raportua për një gjuajtje me armë në komunën e Ferizaj në orët e vona të natës së kaluar.
IndeksOnline mëson se si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.
Në video shihet një i ri me plagë në trup duke pritur që të arrij autoambulanca.
Përreth ka një numër të madh të qytetarëve të shqetësuar për rastin.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë ndonjë informatë zyrtare për këtë rast.