Vdes votuesja më e vjetër e Drenasit

Ka ndërruar jetë votuesja më e vjetër në Komunën e Drenasit, Kada Franca. Lajmin me dhimbje e a pranuar kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Ai nëpërmjet një postimi në facebook ka shkruar:
Me dhimbje e mora lajmin se u nda nga ne, Kada Franca, nga Tërsteniku. Ngushëllime të sinqerta Familjes Franca. Nëna Kadë, ishte votuesja më e vjetër në zgjedhjet e fundit në Drenas ku bindshëm fitoi Partia Demokratike e Kosovës. Vullneti i saj për të dhënë kontribut në moshën e saj, ishte dhe mbetet motivim për neve.
Ngushëllime!