Njoftim me rëndësi për banorët e bllokut kolektiv nr 8 në Drenas

Kompania Regjionale e Ujësjellësit “Prishtina” SH.A Prishtinë, njësia operative e ujësjellësit në Drenas, njofton të gjithë konsumatorët e bllokut kolektiv nr 8 se ka rrjedhje të ujit të pijes brenda objektit.
Rrjedha është në instalimet e brendshme të rrjetit dhe sipas ARRU (Agjencionit Rregullativ për Ujë) është në përgjegjësinë e banorëve rregullimi i gypave-instalimeve brenda objektit.
KRU “Prishtina” Sh.A, njësia në Drenas, është e obliguar ta bëjë ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm deri sa të bëhet riparimi i gypit.
Afati për rregullimin e rrjedhës është 5 ditë dhe ndërprerja e furnizimit me ujë të pijes do të behët me datën 25.05.2022.
Ju faleminderit për mirëkuptim!