Restaurimi i kullave të Jasharajve në Prekaz mund të kushtojë deri në 20 milionë euro

Të çarat po rriten thuajse për ditë në kullat e Jasharajve në Prekaz.
Ato për vite me radhë po presin t’i nënshtrohen konservimit, për çka qeveria Kurti pati krijuar një komitet ndërministror.
Ky restaurim do të kushtojë rreth 20 milionë euro dhe parasheh pos konservimit të shtëpive edhe ndërtimin e një muzeu, amfiteatri e parkingu për makina.
Edhe vizitorët mirëpresin një investim dinjitoz në atë kompleks, pasi vlerësojnë se meritojnë shumë më shumë.