17-vjeçari shkon me dajat në Divjakë, vdes “natyrshëm” (VIDEO)

Pamja e Divjakës në pranverë e tërhoqi edhe Argjend Menën.
Malet e vendlindjes së nënës qenë edhe të fundit që pa 17-vjeçari këtë të diel.
I riu ndërroi jetë gjatë ecjes me dajallarët, por disi vdekja e tij u pa me dyshim.
Sipas familjarëve të viktimës, gjersa viktima ishte duke punuar në pyll (duke prerë dru) i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Por daja i të ndjerit mohon që nipi ka qenë duke punuar. Thotë se pati vdekje natyrale.
Shenja të lëndimit te Mena nuk pa as mjeku kujdestar, në Komoran. Pasi iu bë autopsia, trupi i 17-vjeçarit iu kthye familjes këtë të hënë për ta varrosur.
Argjend Mena ishte djali më i vogël i familjes që jeton me asistencë sociale në Carabreg të Lipjanit.