Mbrëmë para mesnate vdiq punëtori i KEK-ut, kolegët e tronditur nga lajmi

Korporata Energjetike e Kosovës ka marrë lajmin e hidhur se mbrëmë para mesnate në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë kolegu ynë Agim Haxhijakupi.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 13:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë (Dragodan)
“Të tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta i kolegut tonë Agim Haxhijakupi. Në emër të korporatës Kryeshefi Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi u ka shprehur ngushëllimet me të sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve për këtë humbje të rëndë”, thuhet në njoftimin mortor të KEK.
U prefsh në paqe Agim!
Korporata Energjetike e Kosovës