Aksident i rëndë të “Kroni i Mbretit”, shikoni në çfarë gjëndje kanë mbetur veturat [Foto]

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, afër “Kronit të Mbretit”, raporton DrenicaOnline.
Dy vetura janë rrokullisur si pasojë e aksidentit, ndërsa përveç dëmëve materiale të cilat shihën edhe në fotot e dërguara nga lexuesit, për gjëndjen e të lënduarve ende nuk ka informacion.
Në vendin e aksidentit është paraqitur policia e trafikut e cila është marrë me rastin.
DrenicaOnline do t’iu mbajë të informuar për këtë aksident.