Arbër Halilaj: Themelimi i Kompanisë Publike Lokale e vetmja zgjidhje e mirë

Të premtën, më 20.05.2022, planifikohet të mbahet mbledhja e radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa. Rendi i ditës është bashkangjitur në këtë postim.
Asamblisti Arbër Halilaj nga “Green për Drenas” thotë se është i lumtur që pika e tyre programore për themelimin e Kompanisë Publike Lokale (pika 2, faqe 10), të cilin program e kanë shpalosur publikisht në shtator 2021 (edhe në FB), është në rend dite të mbledhjes (nën nr.3 të rendit të ditës). Ai thotë se si duket është kuptuar si zgjidhja e vetme dhe më e mirë në situatën e keqmenaxhimit të mbeturinave në komunën e Drenasit.
“Në programin tonë ka edhe plot ide e pika tjera interesante, inovative, të rëndësishme për qytetarin dhe, para së gjithash, lehtë të zbatueshme nga ekzekutivi! Ju ftoj, si gjithnjë, që për pikën “Të ndryshme” të na jepni ide, sygjerime dhe çështje nga lokaliteti juaj, e që duhet të ngriten për diskutim në Asamble”, ka thënë Halilaj.