Drenori ka një kërkesë urgjente për inspekoratin komunal në Drenas [Video]

Lideri i iniciativës qytetare “Green për Drenas”, Xhavit Drenori ka deklaruar se
është mirë që po operon prapë fabrika e Feronikelit, të paktën nga aspektin ekonomik sepse sipas tij në aspektin mjedisor asesi!
“Rruga nga shkritorja deri tek deponia (e turpit) kalon nëpër lagjet Hoti/Morina të fshatit Çikatovë e Vjetër, pra ndërmjet shtëpivë të banuara”, ka thënë Drenori.
Leja e integruar mjedisore, e lëshuar nga Ministria, sipas tij, e obligon operatorin që gjatë transportit të skories mos të ndotë mjedisin.
“Siç shihet nga kjo video, e dërguar nga një banor i shqetësuar i lagjes Morina, ky kamion (damper) jo që nuk e ka të mbulur ngarkesën/skorien, por edhe rruga kah kalon i njëjti është shëndërruar në një shkretirë saharaje nga pluhuri i përzier me mbetje metali. E tërë këto grimca metali me pluhur të rrugës, banorët që banojnë afër rrugës, i thithin me ajër”, ka thënë Drenori.
Ai iu ka bërë thirrje urgjente Inspektoratit komunal në Drenas që konform autorizimeve të saja ligjore të denojë operatorin dhe për shkelje të rregullave të operimit, të njëjten t’a denoncojë në Ministri.
Kliko mbi foto për ta parë videon: