“Art Gallery” është hapur nga piktori Nazmi Heta në qendër të Drenasit

Nënkryetari i komunës së Drenasit, Arben Shala, bashkë me stafin ka vizituar galerinë e piktorit Nazmi Heta, pikturat e të cilit kanë zbukuruar muret e galerisë.

Me këtë rast, Nënkryetari Shala ka përgëzuar Heten për pikturat, duke theksuar se arti i shton vlerën një qyteti.

Ndërsa, Heta ka falënderuar për vizitën, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që në një formë apo tjetër po vlerësojnë pikturat dhe punën e tij për artin.

“Art Gallery” është hapur që disa ditë nga piktori Nazmi Heta në qendër të Drenasit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë