Theret me thikë një person në Skenderaj

Është arrestuar një person në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën (që të dy të mitur) e kishte goditur në kraharorë me mjet të mprehtë (brisk) te cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar, transmeton DrenicaOnline.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të martën rreth orës 12:00.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë