Nis rregullimi i rrugës në këtë fshat të Drenicës

Në fshatin Klinë e Mesme ka nisur realizimi i projektit në infrastrukturën rrugore, projekt i ri i qeverisjes së kryetarit Fadil Nura, si përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve, që ka nisur trajtimi i tyre me prioritet nga Komuna e Skenderajt.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, në fshatin Klinë kanë dal kryetari Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, transmeton DrenicaOnline.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, me këtë rast ka thënë se këto janë punimet e para të mandatit të tij qeverisës për këtë vit, ndërkohë ka premtuar se do të ketë projekte të tjera që do të realizohen në dobi të interesit qytetarë.

“Intensivisht dhe me përkushtim do të punohet sipas prioriteteve që kemi vënë, në bazë të kërkesave të fshatrave, në asfaltimin e rrugëve, rregullimin e kanalizimeve, ujësjellësve dhe nevoja të tjera që kanë qytetarët dhe fshatrat”, ka thënë kreu i Skenderajt./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë