Vehbi Kajtazi: Bizare mbajtja e Jakup Krasniqit në burg, kujt i ka bërë keq ai

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm të martën mbi rastin e akuzave të shtuara në aktakuzën e konfirmuar nga Dhomat e Specializuara, të ndryshuar më 29 prill, të këtij viti.

Megjithatë, gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur bizare mbajtjen e tij padrejtësisht në burgun e Hagës.

Madje, Kajtazi shtroi disa pyetje se për çka po mbahet ai në Hagë: “kujt i ka bërë keq apo kënd e ka dëmtuar?”.

Në një cicërimë në Tëitter, Kajtazi tha se “nëse Krasniqi akuzohet për shkrime e libra koti, atëherë gjysma e shkruesve në Kosovë, do të përfundonin në Hagë”.

“Ne ndërdije, krejt mundem me i pa të fajshëm pos Jakup Krasniqit. Për çka është ne Hagë? Kujt i ka bërë keq? Kënd e ka dëmtu? Nëse akuzohet për shkrime e libra koti, atëherë gjysma e shkruesve në Kosovë do të përfundonin në Hage. Bizare mbajtja e tij në burg”, përfundoi ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë