Pemishtja e Avdullahut në Drenicë për merak, e gjithë familja punon në të [Foto]

Në vazhden promovimit të bujqësisë, sot fotografi Sefer Aliqkaj ishte të pemishtja e Avdulla Bajraktarit në Klinë të Epërme të Skenderajt, transmeton DrenicaOnline.
Sipas Aliqkajt, Avdullahu tërë jetën ja kushtoi çështjes kombëtare, një ekonomist i shkëlqyer, ndër të parët në UÇK- si Komandant Togu në Klinë të Epërme, Major në TMK, Shef i Menaxhimit në Komanden e Logjistikës, Shef i logjistikes në batalionin e xhenios në FSK dhe tash Kolonel në Pension nga FSK-ja.
Avdullahu tash si pensionist, me punën dhe përkushtimin e tij, posedon
një ndër pemishtet më të mira në Komunën e Skënderajt.
Avdullahi punon bashkë me gruan dhe djemt e tij ku ka një siperfaqe prej 1.4 hektar, shumica e së ciles është molla dhe dardha, ndërsa posedon edhe kumbulla, qershija e vishnje./DrenicaOnline/