Baci Isuf nga Drenica ka 76 vjet por nuk i ndahet bujqësisë, ja çfarë kultivon ai [Foto]

Isuf Hashimi, ndonëse ka mbushur 76 vjet ai ende merret me kultivimin e perimeve dhe pemeve, shkruan DrenicaOnline.

Baci Isuf nga Prekazi i Epërm posedon hiq më pak se 62 ari serë, të cilën e ka ndarë për patate 25 ari, domate 15 ari, speca 15 ari dhe tranguj 7 ari.

Ai po ashtu kultivon misër në 8 hektarë, grur 4 hektarë dhe merret me kultivimin e pemëve dhe ka shtallen për majmeri të viçave.

Atë sot e ka vizituar fotografi i njohur Sefer Aliqkaj ku i ka bërë disa foto nga sera dhe stalla e tij.

Statusi i Sefer Aliqkaj:

Vazhdojm me promovimin e bujqësis në komunën tonë, sot isha në Prekaz të eperm të Isuf Hashimi. Baci Isuf është 76 vjeçar, posedon 62 ari sere, kultivon patate 25 ari, 15 domate, 15 speca, 7 tranguj, gjithashtu kultivone edhe 8 hektar miser, 4 hektar grur, 2 hektarë tershere, 1.2 hektarë pemë dhe posedon shtallen per majmeri te viçave me 20 krere.

Baci Isuf gëzon shendet të mirë dhe është shembull se si të punohet në bujqësi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë