Organizata e veteranëve për vdekjen e Milaimit: Ai ishte një atdhetar i përkushtuar, shef i operativës së brigadës 114

Organizata e Veteranëve të luftës së UÇK-së, dega Drenas, me pikëllim të thellë, pranuan lajmin për vdekjën veteranit të luftës së UÇK-së Milam Berisha.
Sipas tyre, Milaimi, ishte një atdhetar i përkushtuar, i cili ju përgjigj thirrjës se atdheut, duke ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton DrenicaOnline.
“Milaimi Berisha, gjatë luftës ishte shef i operativës së brigadës 114″ Fehmi Lladrovci”. Ai ju bëri ballë shumë sfidave, mirëpo vdekjën nuk e mundi dot”, thuhet në njoftimin e Organizates së Veteranëve të luftës së UÇK-së, dega Drenas.
Ngushëllime familjës, shokëve dhe bashkëluftëtarve.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës. !