Bastisje në Arllat të Drenasit, policia tregon se çfarë gjeti në një shtëpi

Një bastisje është kryer të martën pasdite në Arllat të Drenasit.

Policia ka njoftuar se njësiti policor ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku ka gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike me 40 fishekë.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në orën 16:00, raporton DrenicaOnline.

Për rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të hapet procedurë për armëmbajtje pa leje./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë