Viktimat e aksidentit në Gllobar nuk janë nënë e bir

Familjarët e të ndjerëve kanë bërë të ditur se dy viktima nuk janë asgjë në mes vete.

Lamtumira e fundit i është dhënë H.G, derisa A.M 7 vjeçar do të varroset të mërkurën në ora 14:00 në fshatin Prekaz.

Familjarët e tashmë të ndjerës Hana Aliu-Gucati u mblodhën të martën për t’ia dhënë lamtumirën e fundit 29 vjeçares në varrezat e fshatit Morinë të Skenderajt.

Vdekja e saj e papritur në aksidentin fatal që ndodhi të hënën në Gllobar të Drenasit bënë që edhe dhimbja të jetë më e madhe.

Rruga që kishte marrë familja Gucati për të uruar familjarët për festën e Bajramit përfundoi tragjikisht.

E me pamje të tilla ishte përballur kunati i së ndjerës Qerim Gucati.

Gucati ka demantuar edhe lajmet që kanë qarkulluar gjatë ditës se dy viktimat ishin nënë e bir.

Në anën tjetër familja Mehaj, që humbën djalin e tyre 7 vjeçar A.M, ende nuk kanë hapur të pame.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë