Aksident tjetër në komunën e Drenasit – 10 persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:50 në fshatin Abri e Epërme, të vendi i quajtur “Garrapole”.

Në këtë aksident janë përfshirë 5 vetura dhe lëndime trupore kanë pësuar 10 persona.

Siç mëson Sinjali, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe emergjenca.

Tre nga të lënduarit janë dërguar më autoambulancë, ndërsa pesë të tjerë kanë vazhduar me vetura private.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë