Arrestohet personi i dyshuar për disa vjedhje

Sot njësiti i hetimeve të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa vjedhje.

I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar , i cili ka arritë të hyj brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale.

Personi i dyshuar:

– V.K , mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë