LAJM I MIRË: Stavileci e Koci nesër vizitojnë Drenasin, arsyeja sistemi i ngrohjes qendrore

Nesër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga Zv.Ministri Gani Koci do të qëndrojnë në Komunën e Drenasit, me ç’rast do të takohen me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci.
DrenicaOnline ka mësuar se takimi zhvillohet në objektin e Komunës së Drenasit, duke filluar nga ora 14:00, ndërsa temë kryesore do të jetë zhvillimi i sistemit të ngrohjes qendrore në këtë komunë./DrenicaOnline/