Lladrovci viziton Mullirin e Sylajve në Kishnarekë: Mulliri është simbol i një dere të madhe [Foto]
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me miqtë, profesorët e Fakultetit të Bujqësisë, vizituan Mullirin e Sylajve në Kishnarekë, i cili u aktivizua për të vazhduar traditën e familjes dhe trashëgimisë së çmuar të kësaj ane, transmeton DrenicaOnline.
“Me Ismailin ishte rast të përkujtojmë ngjarje e njerëz, në veçanti ata që kanë kaluar në përjetësi, njëherësh edhe vullnetin për të ruajtur traditën”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai ka falenderuar Ismail Sylen për mikpritjen.
“Mulliri është simbol i një dere të madhe e bukëdhënëse e Sylajve të Kishnarekës!”, ka shkruar Lladrovci./DrenicaOnline/