Edi Rama: Do të votonim Hashim Thaçin për president të përbashkët

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka mbajtur një konferencë për gazetarët jashtë selisë.
Ai është pyetur nëse do ishte mundësia tani për të zgjedhur një President të përbashkët me Kosovën.
“Do kishim vënë Hashim Thaçin dhe do ishte i shkëlqyer dhe do ta kishim votuar me bindje, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në jetën e bashkësisë shqiptare si një qytetar i lirë, pasi ndaj tij po zhvillohet një proces i cili, mos më bëni ta them se ca procesi është” tha Kryeministri Rama.
.
.
.