Komuna me donatorë shpërndanë 1500 pako ndihma për familjet në nevojë

Duke parë situatën e rëndë ekonomike të qytetarëve, shtrenjëtimin e çmimeve të artikujve ushqimorë e cila ka rritur koston e shportës familjare, Komuna e Skenderajt bashkë me donatorë të shumtë si Qatar Charity, Bashkësia Islame e Kosovës, Jetimat e Ballkanit, Islamic Relief, Charity Organization, Fondacioni Freskia, TIKA, Arjeta Group, Metkos Pharm, Shoqata Nëna Terezë, etj, ditëve të fundit si dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, kanë dhuruar 1500 pako për familjet në nevojë të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Këto pako që janë në proces të shpërndarjes përmbajnë artikuj ushqimorë bazikë të cilat sado pak lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë në këtë kohë të rritjes së madhe të çmimeve.

Falënderojmë përzemërsisht të gjithë bamirësit të cilët kanë dhuruar pako ushqimore dhe ndihma të tjera për qytetarët që kanë nevojë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë