Arrestohet shantazhuesi në Drenas, dërgohet prapa grilave

Pasditën e 17 shkurtit 2022 në Stacionin e Policisë në Drenas ishte hapur një rast i shantazhit.

Ankuesi kishte informuar policinë se një person i panjohur është duke e shantazhuar përmes rrjeteve sociale.

Policia kishte nisur menjëherë hetimet ku të martën është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari, shkruan DrenicaOnline.

“Lidhur me rastin, më 26.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

/DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë