Sot mblidhet asambleja e Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milaim Hajdari thërret mbledhjen më datë: 27.04.2022, (E Mërkurë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës.
Mbledhja do të ketë për rend dite:
1. Procesverbali i mbledhjes të Kuvendit Komunal të dt. 24.03.2022
2. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit 12 nr. 462/01-47368 të datës 30.10.2020, të Kuvendit të Komunës së Drenasit.
3. Propozim-vendim për shpronësimin e njësive të ndërtesave–banesave, në parcelën nr. 743-30, në zonën kadastrale në Gllogoc.
4. Propozim-vendim për këmbimin e pjesëve të njësive kadastrale nr.538/0 dhe 512/0 në zonën kadastrale në Nekoc.
5. Propozim-vendim për caktimin e lokacionit për zbatimin e Aktgjykimit C nr. 97/86, të dt. 06.10.1988.
6. Propozim-vendim për bartjen e të hyrave vetanake.
7. Propozim-vendim për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës nr. 02-020/04-8424, të dt. 23.02.2022.
8. Propozim-vendim për revidimin e Planit Komunal të menaxhimit të mbeturinave për vitin 2022, i plotësuar.
9. Raporti Financiar Janar-Mars 2022.
10. Propozim për ndryshimin dhe plotësimin të Rregullores për ndarjen e subvencioneve.
11. Njoftim për plotësimin me anëtar të KKSB-së (Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi) dhe përfaqësuesin e Komitetit për Komunitete, plotësim të vendimit me nr. 12.030-65514 të dt. 23.12.2021, dhe vendimit me nr. 12.030/01-65508 të dt. 23.12.2021.
12. Të ndryshme.