Këta janë dy të arrestuarit që tmerruan fshatin Bare të Mitrovicës, dyshohen për tentim vrasjen

Dy persona kanë përfunduar mbrëmë në prangat e Policisë si të dyshuar për tentim vrasje në fshatin Bare të Mitrovicës. Përveç gjuajtjeve me armë zjarri, të dyshuarit i rrahën edhe me shufra metali tre persona. Këta të fundit u dërguar në spital për shkak të lëndimeve, ndërkohë që personat e arrestuar janë ndaluar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të dyshuarit që u kapën nga Policia janë: Azem Beqiri dhe Valon Beqiri, ndaj të cilëve u lëshuar urdhër për t’u dërguar në mbajtje, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Por si ndodhi ngjarja?

Sipas deklaratave të dhëna nga viktimat e rastit, gjithçka ndodhi kur ata ishin në veturën e tyre të parkuar, kur u ballafaquan me dy të dyshuarit. Të njëjtit i rrahën me shufra metali dhe gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjeve me shufra dhe jo nga arma e zjarrit, me ç’rast janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ndërkohë Policia mbrëmë ka njoftuar se pasi Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme,  kanë gjetur 1 fishek dhe një gëzhojë.

Dy të dyshuarit u prangosën dhe u dërguan në stacion policor për intervistim, ku pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurori u ndaluan.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat ‘’Vrasje në Tentativë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ’’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë