Promovohet libri “Lirinë dikush po e vret” nga Izet Abdyli

Nexhmije Kastrati vlerëson se Izet Abdyli, shfaqet krejtësisht ndryshe në këtë vëllim poetic.
Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club “Rifat Kukaj”, ka përuruar librin e Izet Abdylit, “Lirinë dikush po e vret”.
Recenzentja e librit, Nexhmije Kastrati vlerëson se Izet Abdyli, shfaqet krejtësisht ndryshe në këtë vëllim poetik, nuk është më ai romantiku, i pritjeve të gjata, as ai burri që i këndon me shpirt Kosovës.
“Në të vërtetë ai e qanë këtë vend, por jo me lot më, e qanë përmes humorit, ironisë therëse e të hidhur, fund e krye hidhërim jo vetëm individual, por edhe kolektiv deri në përbuzje”, është shprehur Kastrati.
Promovimi u bë sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.