Ditëlindja e Hashim Thaçit festohet në sheshin e Skënderajt

Ish-presidenti i vendit, Hashin Thaçi sot ka mbushur 54 vjet.

Nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka organizuar një festë në sheshin e kësaj komune ku edhe është prerë trota e ditëlindjes, shkruan Jepi zë.

Lushtaku tha se trota me fotografinë e ish-presidentit, përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Postimi i plotë:

Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.

Urime të përzemërta mik!
SL

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë