I.Q. “GREEN për Drenas” shënon Ditën Botërore të Tokës

Sot, më 22.04.2022 , duke filluar nga ora 10:00, në Bibliotekën e Qytetit “Ymer Elshani” në Drenas, pikërisht për të shënuar Ditën Botërore të Tokës, I.Q. “GREEN për Drenas” u mbajt debati për mjedisin në temën “Të flasim për mjedisin në Drenas”.
Të ftuar në panel ishin njohës të çështjeve mjedisore, zyrtarë të pushtetit lokal dhe përfaqësues të shoqërisë civile, që kontribuan për të pasur një debat përmbajtësor.
“Ishte konstatim i përgjithshëm se gjendja e mjedisit në Drenas, sikurse edhe në gjithë Kosovën, nuk është e mirë! Mbizotëroi mendimi se çështjet mjedisore janë mbi dallimet partiake dhe programore, sepse pa mjedis të pastër nuk ka shëndet dhe jetë, prandaj secili dhe çdokund, në çdo ditë të vitit duhet të angazhohemi për një mjedis pa ndotje dhe më të mirë”, thuhet në njoftimin e I.Q. “Green për Drenas”.