Në Drenas vazhdojnë aktivitetet në mbjelljen e fidanëve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Tokës

Edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në bashkëpunim me kompaninë K.R.M “Pastrimi”, kanë shënuar 22 Prillin – Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ku në sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe Parkun e Qytetit, janë mbjellë fidanë.
Drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi, tha se 22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës, nuk duhet të jetë vetëm kjo ditë për t’u kujdesur për tokën, por secilën ditë, sepse toka është baza e prodhimit të ushqimit dhe zhvillimit të jetës.
Gjatë kësaj dite përcjellim mesazhin tek të gjithë qytetarët e Drenasit, se ne gjithsecili mund ta ndihmojmë planetin në të cilin jetojmë çdo ditë, duke filluar me ndryshimin e zakoneve të cilat janë pjesë e rutinës sonë si shembull duke ecur këmbë ose duke përdorur biçikletën, përdorimin e transportit publik, hedhja adekuate e mbeturinave, sa më pakë të përdorim qeset dhe gotat e plastikës, sa më shumë gjelbërim në kopshte, mbjellja e pemëve, aksione të shpeshta të pastrimit, përdorim sa më pak i letrës së printuar etj.
Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për një zhvillim të qëndrueshëm, për ruajtjen dhe administrimin e burimeve natyrore, duke krijuar një raport të drejtë midis shkallës së përdorimit dhe mbrojtjes të mjedisit. Mbrojtja e tokës dhe mjedisit nuk është çështje e një dite, por e vazhdueshme. Të gjithë brezat kanë përgjegjësinë historike të kontribuojnë në mbrojtjen e tokës dhe burimeve të saj.
#EarthDay2022