Është përkujtuar sot dëshmori Brahim Nura

Është përkujtuar sot dëshmori Brahim Nura, me homazhe dhe me një minutë heshtje, nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, familjarët e heroit, bashkëluftëtarë të UÇK-së, asamblistë, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta dhe drejtorët komunalë.
Në 23 vjetorin e rënies së tij, në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari Nura ka thënë se lufta, heroizmi dhe kontributi i jashtëzakonshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë që sot të jemi të lirë e të pavarur.
“Kontribut për këto arritje dha edhe dëshmori Brahim Nura, të cilin sot në këtë 23 përvjetor, e kujtojmë me nder e respekt, për sakrificën e tij në shërbim të atdheut dhe lirisë.
Lavdi heronjve dëshmorë të luftës sonë çlirimtare!”.