Hapi i parë i investimit të fabrikës milionëshe në Drenicë

Komiteti për Komitet e Politika e Financa ka mbajtur sot takimin e rregullt ku janë diskutuar pikat e rendit të ditës dhe janë rekomanduar për votim në seancën e rregull të Kuvendit Komunal që do të mbahet në fund të muajit.
Si pikë kryesore ka qenë propozim-vendimi i kryetarit të Komunës Fadil Nura, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme, me qëllim të hapjes së fabrikës për përpunimin e drurit dhe produkteve parafabrikate të betonit.
Në këtë çështje, kryetari Nura ka thënë se ky propozim ka qëllim të mirë, në funksion investimeve, meqë planifikohet të hapet një fabrikë milionëshe, dhe rrjedhimisht do të hapen vende të reja të punës. Përveç anëtarëve që vijnë nga radhët e PDK-së, ata të Listës Ideal, nuk e kanë përkrahur këtë pikë, duke abstenuar.
Ndryshe, anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, kanë rekomanduar për shfuqizim dy propozim-vendime, që kanë të bëjnë me këmbim të pronës së paluajtshme, pasi është konstatuar nga organet mbikëqyrëse se nuk janë respektuar procedurat e parapara ligjore.