Mërgimtarin Bajram Mulliqi e viziton deputetja Deliu- Kodra: Qeveria duhet të jetë më dashamirëse ndaj fermerëve

Mërgimtarin Bajram Mulliqi nga Abria e Epërme e Drenasit i cili ka ardhur në vendlindje për ta punuar tokën, e ka vizituar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra.

Deputetja thotë se Bajram Mulliqi nuk pajtohet që tokat bujqësore të mbeten djerrina.

DrenicaOnline ditë më parë raportoi se ai ka ardhur nga Gjermania për ta punuar arën e tij në vendlindje, pavarësisht vështirësisë që i krijon distanca.

“Mbjellja e sipërfaqeve bujqësore, sidomos në këtë kohë krize të sigurimit dhe përballimit të produketeve esenciale, është mëse e nevojshme”, ka thënë deputetja.

Prandaj, sipas saj Qeveria duhet të jetë më dashamirëse ndaj fermerëve dhe t’i stimulojë ata nëpërmjet subvencioneve qeveritare.

“Z. Mulliqi i uroj mbarësi dhe e falenderoj që me vullnetin e tij shërben si shembull i përkushtimit!”, ka thënë ajo./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë