Xheladin Gashi- Plaku në pullë postare

Është promovuar pulla postare kushtuar heroit të kombit, Xheladin Gashit- Plakut. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Postës, Sjedi Hoxha.

 Ky është postimi i tij në facebook:

 Sot kisha kënaqësinë qe te promovoj pullën postare kushtuar heroit te kombit Xheladin Gashit- Plakut.

Përmes imazheve të pullave postare, Filatelia e Postës ka për qëllim të promovojë edhe vlerat kombëtare e historike të Republikës së Kosovës. Të kujtojë veprën dhe sakrificën e atyre që kontribuan më së shumti për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pa dyshim se njëri nga ta është Xheladin Gashi i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

Rezistenca e tij kundër regjimit serb filloi kur u bë pjesë e lëvizjes ilegale. Edhe si mësimdhënës u përkujdes që të mbjellë frymën e atdhedashurisë tek të gjithë nxënësit e tij, një pjesë e madhe e të cilëve me vone u bëhen ushtarë të tij.

Aktiviteti i tij atdhetar do të kulmoi në vitet e 90-ta kur së bashku me veprimtarë tjerë do të vendosin themelet e projektit më të madh kombëtar dhe më të suksesshëm të historisë sonë – themelet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për jetë mirënjohës kontributit te tij .

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë