Zjarri përfshinë malet në Gradicë e Godanc, pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmë policia e Drenasit ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc dhe Gradicë janë duke u djegur rreth 50 hektarë mal.

Për këtë rast ka njoftuar në mengjes DrenicaOnline.

Tani lexuesit tanë kanë dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia ka njoftuar se për shkak të terrenit të papërshtatshëm nuk kanë mundur të intervenojnë me automjete vetëm me pajisje të dorës.

Zjarri është shuar dhe aty kanë dhënë kontribut edhe banorët./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë