Ky është personi nga Komorani që humbi jetën derisa po punonte në shkollë

Osman Bogaj nga Komorani është viktima e sotme në Grabanicë të Klinës, raporton DrenicaOnline.
Ai vdiq pasi ra nga një lartësi derisa po punonte në ndërtimin e shkollës “Azem Bejta”.
Lajmi për vdekjrn e Osmanit është konfirmuar nga Drejtoria e Arsimit në Klinë e cila i ka shprehur ngushëllime familjes.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI NGA DREJTORIA E ARSIMIT:
E nderuara familje Bogaj,
Ju lutemi pranoni ngushëllimet e thella në emër të stafit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Klinë dhe në emrin tim personal me rastin e vdekjes së birit, prindit dhe vëllait tuaj Osman Bogaj, sot gjatë kryerjes së punimeve në objektin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Azem Bejta” në Grabanicë.
Lajmi për vdekjen e më të dashurit tuaj na ka prekur të gjithëve dhe ndajmë dhimbjen bashkë me familjen. Shpirti i Osmanit pushoftë në Paqe!
Drejtori i Arsimit
Qemajl Sejdija