Zjarr i madh në këtë fshat të Drenasit

Mbrëmë policia e Drenasit ka pranuar një informacion se në fshatin Godanc janë duke u djegur rreth 50 hektarë mal.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, raporton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se për shkak të terrenit të papërshtatshëm nuk kanë mundur të intervenojnë me automjete vetëm me pajisje të dorës.

Nuk dihet nëse ky zjarr është shuar në tërësi apo po vazhdon të shtrihet në sipërfaqe./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë