Drenicakut ia vodhën kamioneten në oborr të shtëpisë, ka një lutje për qytetarët

Të dielën është raportuar një rast i vjedhjes së veturës në fshatin Kllodernicë të Skenderajt.

Policia ka njoftuar sot se, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur ja kanë vjedhur një kamionetë në oborr të shtëpisë, shkruan DrenicaOnline.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Deri më tani nuk ka informacion për gjetjen e saj. Ndërkohë pronari i kamionetes lutë të gjithë ata që kanë info rreth saj ta telefonojnë në numrin e telefonit: 044344493 dhe 049589654.

Foto e kamionetes:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë