Rrëmbehet një person në Drenas, viktimen e fusin në veturë pa targa dhe e rrahin për motive të panjohura

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur rrugës në Drenas, persona të panjohur e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur.
Rasti sipas policisë ka ndodhur të shtunen rreth orës 17:00 për motive ende të panjohura .
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, raporton DrenicaOnline.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
/DrenicaOnline/